Berisha: Mega-afera korruptive e Lal vjedhësit në Bashkinë e Tiranës!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi të denoncojë mega-aferën korruptive të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit, duke përdorur drejtorët e tij, ka pastruar paratë e korrupsionit. Këto fonde kanë shkuar po ashtu edhe për manipulimin e votave.

Në qendër të këtij mega-skandali është drejtori i Veliajt, Mariglen Qato. Kompanitë e njerëzve të tij kanë fituar miliona euro nga Bashkia e Tiranës.

“Mega-afera korruptive e Lal vjedhësit në Bashkinë e Tiranës!” shkruan Berisha duke shpërndarë videon shpjeguese.