I dehur në timon përplasi 45-vjeçaren, arrestohet shoferi

67-vjeçari me iniciale G.I. është arrestuar pasi ka përplasur këmbësoren 45-vjeçare me iniciale E.O.. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se 67-vjeçari po drejtonte makinën në gjendje të dehur kur ka shkaktuar aksidentin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.