Inteligjenca amerikane: Kremlini i paqëndrueshëm, Putini i poshtëruar
Inteligjenca amerikane e ka ditur se një rebelim në Moskë ishte i pashmangshëm që nga mesi i qershorit.
Ndërsa Wagner zbuti kontrollin e tij në qytetin e Rostovit me anëtarët e tij që u larguan dhe lideri i tyre Yevgeny Prigozhin udhëtoi për në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje për të shmangur gjakderdhjen, dita e sotme për Rusinë nuk do jetë aq e lehtë. Gjakderdhja mund të jetë shmangur, siç tha vetë Prigozhin, duke theksuar se forcave të tij iu deshën vetëm 24 orë për të arritur në Rostov dhe për të shkuar në Moskë, por presidenti rus Vladimir Putin duket më i dobët se kurrë.
#Prigozhin left the headquarters of the Southern Military District in #Rostov by car. He was applauded and people came to shake hands. pic.twitter.com/LB9QGz318U
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023
ISW raporton se fakti që presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, luajti një rol kaq të drejtpërdrejtë në pengimin e avancimit të Wagner-it në Moskë është "poshtërues për Putinin", ndërsa "Kremlini është lënë në një gjendje thellësisht të paqëndrueshme". Analistët theksojnë se marrëveshja e Prigozhin me Lukashenkon është një "zgjidhje afatshkurtër dhe jo afatgjatë, ndërsa rebelimi i Prigozhin ekspozoi dobësi serioze në Kremlin dhe Ministrinë e Mbrojtjes Ruse".
The security forces published a photo of what they found during the search in the office of Prigozhin.
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023
Evgeny Prigozhin-Bobrov🤡 pic.twitter.com/EWI25Agn8a
Analisti thekson se Moska gjithashtu përballet me pyetje të rëndësishme në lidhje me ekipin e Wagner:“Në fund të fundit, nuk është e mundur që Rusia të margjinalizojë Wagnerin. Rusia dhe Vladimir Putin varen nga grupi Wagner dhe në fakt kanë nevojë për të për të kryer politikën e jashtme ruse, jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën - në Siri, Mali dhe gjetkë. Është një komponent kyç i mënyrës sesi Rusia operon në botë dhe kjo përçarje ka ekspozuar disa ndarje reale në komandën dhe kontrollin e Rusisë”.
He was several steps away from the Kremlin, and now is going to Belarus: Russian media posted a photo of Prigozhin leaving Rostov.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 24, 2023
Prigozhin is coming to Lukashenko.
What will this arrangement lead to? We'll see soon. pic.twitter.com/uvcHqT0oo9
Inteligjenca amerikane kishte punuar mbi informacionin që nga mesi i qershorit dhe ai u përshkrua si "i sigurt dhe shqetësues" nga mesi i javës së kaluar, duke çuar në takime pasi zyrtarët amerikanë ishin të shqetësuar për kaosin me pasoja ndërkombëtare për shkak të arsenalit masiv bërthamor të Rusisë . Në fakt, shërbimet e inteligjencës amerikane besojnë se vetë Putini ishte i vetëdijshëm se aleati i tij dikur i ngushtë, Yevgeny Prigozhin, po planifikonte kryengritjen, të paktën një ditë para se të ndodhte. Pra, pse nuk mund ta ndalonte atë?
Yevgeny Prigozhin in Rostov:
— (((Tendar))) (@Tendar) June 24, 2023
“We lost huge amount of territories in Ukraine. The Russian losses in Ukraine are 3-4 times higher than reported by the Russian High Command. Up to 1000 casualties a day (KIA + WIA).”#Coup #Rostov #Russia pic.twitter.com/mz0cSvVtpk
Mirëpo atmosfera nga pamjet që vijnë nga Rostovi duket mjaft... festive. Luftëtarët e Wagner-it largohen nga qyteti në një humor mjaft "festiv" pavarësisht rebelimit të dështuar, ndërsa turmat mblidhen në rrugë për të parë trupat që largohen nga qyteti. Disa nga banorët festojnë, të tjerë tentojnë të kapin duart e mercenarëve që po largohen. Në automjetet e tyre mercenarët kanë shkruar fjalë si "Rostov" dhe "vëllezër", ndërsa Prigozhin tashmë është në rrugën e tij për në Bjellorusi.