Parashikimi i motit për ditën e diel

Përshëndetje!

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme . 

Ditën e Shtunë dhe Ditën e Diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të pasohen me reshje  shiu  përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Hera-herës rrebeshe e  shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore. 

Era do të fryjë me  drejtim verilindje-veriperëndim  me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet  dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht ditën e Diel.

Valëzimi  në  dete do te jetë I forcës 1-2ballë.