Lecce kërkon trajner, Roberto D’Aversa lë pas kandidatët e tjerë

 

Pas largimit të Marco Baronit, Lecce është në kërkim të një trajneri për ti besuar skuadrën në prag të sezonit të ri.

I preferuari i drejtuesve të klubit është Roberto D’Aversa, që ka lënë pas konkurrencën e dy kandidatëve të tjerë Andrea Pirlo dhe Marco Giampaolo.

Në ditët e ardhshme pritet që të ketë një takim mes drejtuesve të klubit dhe teknikut për të vendosur përfundimisht nëse D’Aversa do të marrë drejtimin e Lecces