Egnatia barazon përballë Hermannstadt në miqësoren e parë në tokën turke

 

Prej disa ditësh Egnatia është duke u stërvitur në Turqi për tu përgatitur për debutimin në arenën ndërkombëtare, pasi në korrik rrogozhinasit do të luajnë në Conference League kundër FC Ararat-Armenia.

Ditën e sotme skuadra e teknikut Tetova ka zhvilluar një ndeshje miqësore përballë rumunëve të FC Hermannstadt.

Takimi miqësor ka përfunduar në barazim pa gola 0-0. Egnatia do të vazhdojë të stërvitet në Turqi edhe për disa ditë, madje janë programuar edhe disa miqësore të tjera në ditët e ardhshme.