Shumë klube pëlqejnë teknikun italian, Gattuso drejt një aventure të re në Arabinë Saudite

Gennaro Gattuso është shumë pranë nisjes së një eksperience të re si trajner në Arabinë Saudite. Ish-mesfushori i Milanit, që nga korriku i vitit 2022 deri në janar të vitit 2023 drejtoi Valencian në kampionatin spanjoll pëlqehet nga disa klube të ligës së parë arabe.

Agjenti i trajnerit italian, Jorge Mendes, po negocion me disa klube arabe dhe në orët e ardhshme pritet që të mësohet e ardhmja e Gattusos.

Italiani ka nisur karrierën si trajner me Sion në Zvicër, më pas ka drejtuar Palermon, OFI Kretë, Pisa, Milan, Napoli dhe Valencia