Georgina 'ndez' rrjetin me fotot nga pushimet me Ronaldon

Pasi mbylli sezonin me Al Nassr në Arabinë Saudite, ku u transferua në muajin janar, Cristiano Ronaldo po shijon pushimet nën shoqërinë e bashkëjetueses së tij, Georgina Rodriguez.

Kjo e fundit ka ndezur rrjetet sociale me fotot hot me bikini, që ka postuar në Instagramin e vet, teksa tundimit për të shpërndarë momente nga pushimet, nuk i ka rezistuar as ylli portugez.

Ende nuk dihet se ku po i kalojnë pushimet çifti Ronaldo-Georgina, megjithatë të dy janë shfaqur në jahtin personal të portugezit, ku po shijojnë maksimalisht kohën së bashku.