VIDEO/ Shaqiri zgjedh mënyrën e veçantë për të udhëtuar

Pas grumbullimit me Zvicrën, ku ishte protagonist me asist në ndeshjet me Andorrën dhe Rumaninë (EURO2024), Xherdan Shaqiri ka zgjedhur të kalojë disa kohë me familjarët e tij.

Mirëpo ajo që i bëri të gjithëve përshtypje ishte fakti se Shaqiri zgjodhi të udhëtonte me tren drejt shtëpisë së tij.

31-vjeçari nuk u kthye me mjetin personal apo me skuadrën dhe preferoi një mënyrë më të veçantë ndërsa në stacion sigurisht nuk mundi të shmangte fansat të cilët përftuan për të bërë foto me lojtarin që tashmë aktivizohet në Amerikë me Chicago Fire.