Sirenat nga Anglia, Franca dhe Gjermania për Chiesa-n: Juventus i vendos çmimin

Juventus vendos çmimin për Federico Chiesa. “BBC” raportoi mëngjesin e sotëm se drejtuesit e klubit torinez kanë informuar skuadrat e interesuara se për kartonin e sulmuesit 25 vjeçar do të nevojiteshin rreth 60 milionë euro për të nisur negociatat.

Liverpool ka kohë që është vigjilent për ish-Fiorentinën, por interes kanë shfaqur edhe Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. Dhe Chiesa, në planet e Juventusit të ri, nuk është më i patransferueshëm.