Rusia nuk humb kohë, bastis zyrat e Wagnerit në Shën Petersburg

Zyrtarët rusë për zbatim të ligjit raportohet të kenë kryer bastisje në zyrat e Wagnerit në Shën Petersburg.

“Zyrtarë për zbatim të ligjit kanë hyrë në Qendrën e Wagnerit në Shën Petersburg”, ka raportuar mediumi Fontanka.

Sipas saj, dy autobusë me forca speciale të policisë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare kanë hyrë në ndërtesë./REL