Donald Veshaj dhe Bora Zemani do luajnë në një film së bashku? Moderatori tregon detajet: Do ta lançojmë shumë shpejt…

Moderatori i njohur Donald Veshaj dhe partnerja e tij Bora Zemani do të bëjnë një film së bashku.

Lajmin e ka konfirmuar së fundmi vetë moderatori në emsionin e tij “Më lër të flas”, teksa tha se filmi do të publikohet së shpejti.

Ndër të tjera ai zbuloi edhe disa detaje nga filmi, ndërsa u shpreh se dyshja do jenë protagonistët kryesorë në këtë film.

Pjesë nga biseda

Donaldi: Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të parë (qesh)…

Romeo: Ore do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm?

Donaldi: Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë.