Gjirokastër/ Shkëputet ashensori, raportohet për një person të bllokuar

 Ashensori i një pallati në Gjirokastër ka pësuar defekt, duke iu këputur kavot. Në ashensor ndodhej një person.

Pallati ku ka ndodhur ngjarja është në lagjen Granicë.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit në fjalë.

Sakaq, burimet bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes.