Rezultat historik për Shqipërinë, Alvin Karaqi fiton medaljen e artë në Lojërat Europiane

Karateisti shqiptar, Alvin Karaqi është shpallur kampion në Lojërat Europiane.

Karaqi arriti ta fitonte finalen ndaj holandezit, Timmermans.

Me këtë triumf, Karaqi siguroi medaljen e parë të artë shtetit të Shqipërisë, në Lojërat Europiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Kujtojmë që Karaqi dikur përfaqësonte edhe ngjyrat e shtetit të Kosovës.