Milani 'përzuri' një nga lojtarët më të mirë dhe kreu transferimin më të madh në histori

Ish-mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, u transferua nga klubi i Milan te Newcastle i Anglisë në një transferim prej 70 milionë eurosh.

Lajmi është konfirmuar nga Fabrizio Romano, dhe ky është transferimi rekord i klubit të famshëm italian dhe i pesti më i madh në historinë e Serisë A.

Mesfushori italian tashmë ka përfunduar vizitat mjekësore dhe pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029 me vlerë 7 milionë euro në vit, plus 2 milionë euro bonuse të mundshme, shtoi Romano.

Edhe pse fillimisht e refuzoi ofertën e Magpies dhe donte të qëndronte në Milano, drejtorët e kuqezinjve i thanë Tonalit se nuk do të refuzonin një ofertë prej afër 80 milionë eurosh me bonuse dhe kështu praktikisht e detyruan të pranonte transferimin, transmeton Sky.

Tonali mbërriti në Milano nga Brescia në vitin 2020 dhe ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës që fitoi titullin dy sezone më parë.