Humb jetën një grua, ra nga kati i 5-të

Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku jetonte.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Komuna e Parisit’ dhe është identifikuar si 55-vjeçarja me inicialet A. M.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën "Komuna e Parisit", dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.