27 orë në det të hapur, notarja shqiptare shfaq problemet e para

Notarja Eva Buzo, e cila u nis me not, mëngjesin e djeshëm, nga Otranto në Vlorë, ka shfaqur problemet e para.

Prej rreth 27 orësh në det, notarja mësohet se nuk mund të flasë, pasi gjuha i është enjtur për shkak se ka kripë të tepërt në pjesën e gojës.

Aktualisht, ndodhet disa milje larg Karaburunit, në det të hapur, dhe është duke u monitoruar gjendja e saj.