Dy aktorë të Klanifornias mund t’i shihni në Portokalli sezonin e ardhshëm

Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metka janë parë në mjediset e Top-Channel, andaj me gjasë ata të dy mund t’i shihni në Portokalli sezonin e ardhshëm.

Të dy aktorët kanë qenë “besnikët” e produksioneve të Turjan Hyskos por me mbylljen e Klanifornias të dyve u duhet një punë e re andaj me shumë mundësi pritet ti bashkohen kastit të Portokalli.

Ende me pikëpyetje mbetet rikthimi në Portokalli i Olsi Bylykut, por qarkullojnë zëra se Olsi mund të qëndrojë në Klan jo vetëm si kapiten i “ZemërLuana” por edhe si moderator i një programi që mund ta drejtojë vetë ai.

Megjithatë shtatori jemi të bindur që do të ketë shumë ndryshime në ekranet shqiptare.