Notoi 28 orë nga Italia në Karaburun, Eva Buzo dërgohet në spital me hipotermi

Avokatja dhe sportistja Eva Buzo ka ndërprerë sfidën e notit që kishte nisur, pas 28 orësh not nga Otranto drejt Vlorës.

Ajo është dërguar në spital me hipotermi, teksa kishte shfaqur probleme shëndetësore sapo i ishte afruar gadishullit të Karaburunit.

Mësohet se një kandil i kishte djegur një pjesë të trupit teksa notonte.

Mjekët i kërkuan që ajo të ndalonte, por ajo refuzoi të ndërpriste garën në atë moment.

Avokatja shqiptare jeton në Australi dhe gjatë pandemisë, ndërmori një tjetër sfidë në det.