Metamorfoza e Edi Ramës/ Nga ‘Serbia s'e prek dot Kosovën’ në ‘Lufta mund të plasë në çdo moment’

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat përsëriti edhe njëherë apelin për Serbinë që të lirojë 3 policët e Kosovës. Edhe pse priti 3 ditë që të reagonte pas rrëmbimit të tyre nga forcat speciale Serbe.

Rama: Po rritet me orë klima e tensionit duke rrezikuar një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë që do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR. Përplasje e cila edhe sikur 3 orë të zgjaste do të rezultonte fatale edhe për të gjithë çka është bërë në këto vite përpjekje nisma ndërveprime në Ballkanin Perëndimor në ombrellën e procesit historik të veriut.  Shtete tona në këtë lagje të Europës kanë një moment krejt tjetër dhe një rrugë krejt tjetër nga kjo që adreson qorrsokaku i veriut. Nuk mund të vazhdojnë të presin me vite që ky proces dialogu të përfundojë që marrëdhëniet me Serbisë dhe Kosovës të normalizohen dhe njohja e ndërsjellë të ndodhë ‘de facto’.’

Gjithashtu Rama në konferencen e tij me gazetarët,paralajmëroi se klima e tensionit po rritet me orë “duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR-i”.