La shtatzënë një 12-vjeçare, arrestohet i riu nga Mallakastra

Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një 12 vjeçare nga Përmeti. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur i riu ka pasur raporte intime me 12 vjeçaren. Kontakti seksual ka ngjizur duke shfaqur tek minoneria 40 ditë më pas shqetësime në trup.

Ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi vetë jeton me gjyshen. I ati e ka çuar për kontroll në spitalin e Përmetit dhe aty ka mësuar se ajo ka qenë shtatzënë në muajin e dytë. Vetë fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas policia e Përmetit ka bërë arrestimin e tij.

Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes. Burimet konfirmojnë se 23 vjeçari mallakastriot dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve të ndodhura në qytet kohët e fundit.