Dikush bëri tatuazh shprehjen e famshme të Luiz Ejllit dhe vetë këngëtari u habit!

Fansat e Luiz Ejllit qenkan aq të zjarrtë, sa janë të gatshëm të bëjnë “çudira”.

Kështu ka bërë një ndjekëse, që mbrëmë në koncertin e Elvanës ka takuar Luizin dhe i ka treguar tatuazhin e saj. Ajo kishte gdhendur në trup një prej shprehjeve të famshme të Luizit brenda shtëpisë së “BBV”.

“A e di si m’duki ju? Çapapula”- ka shkruar fansja.

Vetë Luizi e ka ndarë këtë foto në InstaStory, ndërsa krahas saj shkruan “Pa fjalë”, duke lënë të kuptohet se është habitur edhe vetë nga ky gjest.