Bayerni bën goditjen e radhës, prezantohet mbrojtësi që e mbylli me Dortmundin

Raphael Guerreiro është lojtari më i ri i Bayernit në formë zyrtare.

Portugezi 29-vjeçar është parë në ambientet e brendshme të klubit më të titulluar në tokën gjermane mbi testet mjekësore, teksa tashmë është prezantuar zyrtarisht nga ana e klubit.

Guerreiro ka firmosur kontratë 3-vjeçare në Mynih. Kalimi nga Dortmundi te Bayerni erdhi me kosto zero, pasi anësori vendosi të largohej nga “Signal Iduna Park” si rezultat i përfundimit të kontratës.