A jeni gati? Bashkëpunimi i Ermalit dhe Elgitit tashmë ka orë dhe datë

Dy artistë të tjerë janë bërë bashkë për të sjellur një duet të ri muzikor. Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun dhe Elgit Dodën, të cilët janë duke punuar për këngën e re.

Dyshja prej ditësh kanë njoftuar se një projekt i ri nga ata është rrugës dhe tashmë  kanë zbuluar edhe kohën e lançimit.

Në një postim që ka bërë së fundmi Elgiti ka njoftuar se dueti i ri me Ermalin pritet të publikohet sot (e premte).

“Nesër, ora 18:00”, ka shkruar këngëtari  në Instagram.