Çndodhi? Don Xhoni merr ndihmë mjekësore

Një shëtitje me motor nuk ka shkuar siç duhet për Don Xhonin. Reperi duket se ka pësuar një incident dhe për këtë është detyruar të marrë ndihmë mjeksore.

Vetë Doni ka publikuar një video në Instagram ku duket në një qendër shëndetësore me disa plagë të lehta në trup. Për këtë incident ai ka “fajsuar” fansat duke shkruar: Më ratë mësysh.

Kujtojmë që vetëm një javë më parë Don Xhoni ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës “Ike”, ajo që tërhoqi shumë vëmendje ishte videoklipi ku shfaqet ish e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. Kështu ata konfirmuan ribashkimin.