Ky është qyteti më i mirë për të jetuar në 2023, por ka vetëm një pikë të dobët

Për herë të katërt në pesë vitet e fundit, Vjena kryeson listën e qyteteve më të këndshme për të jetuar. Vlerësimi është bërë nga “Economist Intelligence Unit” (EIU), një institut kërkimor i revistës “The Economist”.

Indeksi i EIU bazohet në 30 kritere cilësore dhe sasiore në fusha specifike: stabiliteti, sistemi shëndetësor, kultura, mjedisi, arsimi, infrastrukturë.

Bëhet me dije se Vjena u ofron banorëve pothuajse kombinimin perfekt, por ka një pikë të dobët: mungesën e eventeve të mëdha sportive.

Pas Vjenës, vendin e dytë në listën e Economist Intelligence Unit (EIU) e zë Kopenhaga dhe i treti nga Melburni. Ato pasohen nga Sydney, Vancouver, Cyrihu, Calgary (Kanada), Gjeneva, Toronto dhe Osaka.