4 viktima dhe 9 të lënduar nga tornado në SHBA

Një tornado e fuqishme goditi qytetin e Matador në Teksas të SHBA-ve duke iu marr jetën 4 personave, ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Tornado shkatërroi me dhjetëra shtëpi, linja elektrike e shumë makina, duke lënë pas veç viktimave edhe dëme materiale kolosale.

Qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri ditën e shtunë, ka thënë kryebashkiaku i qytetit.

Autoritetet meteorologjike thanë se ndodhi një fenomen i veçantë, në të cilin ishin bërë bashkë, tornado, erëra të forta dhe breshër.