Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se një 49-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga motomjeti që drejtohet nga një 37-vjeçar.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.