Aksident masiv në Durrës, dy ditë më parë në të njëjtin vend u përplas për vdekje një 22-vjeçare

Një aksident masiv  ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e ish Kënetës, Durrës. Mësohet se janë përfshirë në aksident tre makina ku nuk raportohet për të lënduar.

Po pikërisht në këtë aks para dy ditësh ka humbur jetën një 22 vjeçare pasi u përplas nga një makinë, ngjarje që u tentua të mbahej e fshehtë nga ana e policisë së Durrësit.

Polica ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit dhe zhbllokimin trafikut në këtë aks rrugor.