Lewandowski: Lamtumira do të vijë me fanellën e Barcelonës

Ylli polak Robert Lewandowski, në një intervistë për “Canal Plus”, ka thënë se karrierën dëshiron ta mbyllë te Barcelona.

Ish-sulmuesi i Bayern Munchen është i vetëdijshëm se po shkon drejt fundit të karrierës së tij futbollistike.

34-vjeçari thotë se ai dhe familja e tij, ndihen mirë në Barcelonë.

“Momenti i tërheqjes time nga sporti po afron dhe me shumë gjasa, lamtumira do të vijë me fanellën e Barcelonës. Unë dhe familja ime ndihemi vërtet komodë këtu ku jemi”, ka thënë Lewandowski.

Sulmuesi i Polonisë, në sezonin e tij të parë me fanellën e katalanasve, ka shënuar 33 gola në 46 ndeshje në total.