SYRI TV/ Socialisti i orëve të para: Rilindja nuk të mbaron punë po nuk dhe ryshfet

Një tjetër dëshmi vjen për korrupsionin galopant që ka përfshirë Shqipërinë pas ardhjes në pushtet të rilindjes socialiste me në krye Edi Ramën.

Para kamerave të SYRI-t, një socialist i orëve të para nga Fieri, ka treguar se po nuk dhe para, nuk mbaron dot punë me institucionet e shtetit.

Ai ka sjellë rastin e tij, ku për të ndërtuar një shtëpi, edhe pse kishte marrë leje, i është dashur të paguajë ryshfet sepse ndryshe nuk e linin ta ndërtonte.

Socialisti: Unë bëra shtëpitë sivjet dy-tre herë edhe pse mora leje, m'i zbritën ustallarët derisa arrita të paguajta 5 lekë. Më thanë nuk mbaron dot punë po nuk paguajte lekët, kur s’mbaroj dot unë që jam dhe anëtar këshilli, jam i afërt, kam dhënë për këtë parti, bile bile edhe në 21 janar kam qenë atje, dhe nuk më kanë ndihmuar fare, fare sikur edhe me një gjë të vogël.