Arabia Saudite po bëhet Europa e re e futbollit: Kush tjetër do të ndjekë Ronaldon dhe Benzemën në Lindje?

Revolucioni është në ajër këtë verë pasi Saudi Pro League, me pasurinë që zotëron, ka ndryshuar në mënyrë dramatike peizazhin e futbollit gjatë muajve të fundit.

Të pakënaqur vetëm me afrimin e Cristiano Ronaldos, drejtuesit sauditë kanë rritur në mënyrë dramatike përpjekjet e tyre për të bindur disa nga lojtarët më të mirë në botë që të ndjekin shembullin e portugezit.

 

Karim Benzema ishte emri i parë i madh që bëri këtë lëvizje, duke iu bashkuar Al-Ittihad pasi tronditi botën duke zbuluar se ai do të largohej nga Real Madrid në fund të kontratës së tij. Megjithatë ky ishte vetëm fillimi. Që nga transferimi zyrtar i Benzemas, vështirë se ka pasur një lojtar të profilit të lartë në Europë që nuk është lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite.

 

Do të jetë një verë e çmendur dhe ne do t’iu informojmë për të gjitha ngjarjet më të fundit pasi Saudi Pro League synon të tregojë muskujt e saj në merkato.

 

ZYRTARE: Karim Benzema te Al-Ittihad

Askush nuk e priste që Benzema të largohej nga Reali këtë verë, por ai ndryshoi mendje pas ofertës së Al-Ittihad. Kampionët sauditë thuhet se i paguajnë 200 milionë euro në sezon. Benzema do të qëndrojë te Al-Ittihad për dy vjet, megjithëse ai mund ta zgjasë atë me 12 muaj në 2025.

ZYRTARE: N'Golo Kante te Al-Ittihad

 

Chelsea dëshironte që Kante të zgjaste kontratën e tij me klubin e tyre. Në një moment u duk se dëshira e tyre do të realizohej, por mesfushori përfundoi duke nënshkruar për Al-Ittihad. Thuhet se ai fiton pak më pak se Benzema dhe ra dakord për një kontratë trevjeçare me kampionin saudit.

 

MARRËVESHJA E ARRITUR: Ruben Neves te Al-Hilal

 

Kalimi i Neves te Al-Hilal duket pak më ndryshe. Ai është ende vetëm 26 vjeç, ndaj mesfushorit i kanë mbetur edhe shumë “kilometra në këmbë” dhe ka shprehur dëshirën për të shijuar disa herë futbollin e Champions League në të kaluarën e afërt. Në vend të kësaj, sezonin e ardhshëm ai do të jetë në radhët e Al-Hilal pasi klubi ra dakord për një transferim me Wolves me vlerë 55 milionë euro.

 

MARRËVESHJA E ARRITUR: Hakim Ziyech te Al-Nassr

 

Ronaldo ka një shok të ri për të luajtur! Pasi nuk mundi t’i bashkohej PSG-së në janar, Ziyech tani do të shkojë te Al-Nassr në një marrëveshje trevjeçare. Ai është një nga lojtarët myslimanë më të famshëm në botë, kështu që ardhja e tij është një bonus i vërtetë për Ligën Pro Saudite.

 

MARRËVESHJA E ARRITUR: Edouard Mendy te Al-Ahli

 

Mendy u dëmtua për një pjesë të konsiderueshme të sezonit të kaluar dhe përfundoi duke humbur pozicionin e portierit titullar me Kepa Arrizabalaga. Menaxheri i ardhshëm i Chelseat, Mauricio Pochettino gjithashtu raportohet se preferoi Kepa si portierin e tij të parë, duke i hapur derën që Mendy të largohej. Ai së shpejti duhet të konfirmohet si nënshkrimi i parë i Al-Ahli.

 

MARRËVESHJA E ARRITUR: Kalidou Koulibaly te Al-Hilal

 

Koulibaly duhet të jetë penduar për lëvizjen e tij te Chelsea, pasi ai pa që Napoli t'i jepte fund pritjes për Scudetto këtë sezon. Ndërsa Napoli befasojë Europën, Koulibaly ka pasur vështirësi në Stamford Bridge dhe qëndrimi i tij në Londrën perëndimore do të ndërpritet këtë verë pasi mbrojtësi senegalez ka rënë dakord për një lëvizje te Al-Hilal.

SPEKULIME: Riyad Mahrez te Al-Ahli

 

Mahrez e ndihmoi Cityn për të fituar tripletën sezonin e kaluar, por ky mund të ketë qenë sezoni i tij i fundit me fanellën e “Qytetarëve”. Mediat kanë bërë me dije ai është ndër lojtarët e Premie League që pëlqehet shumë nga zyrtarët sauditë, me Al-Ahli që ka të ngjarë të jetë klubi i tij i ardhshëm. Mahrezit iu ofrua një kontratë me vlerë 50 milionë euro në sezon.

 

SPEKULIME: Neymar te Al-Hilal

 

Nuk do të ishte një verë pa spekulime për të ardhmen e Neymar dhe këtë vit nuk është ndryshe. Braziliani është lidhur shumë me një largim nga PSG, dhe megjithëse thuhet se dëshiron të kthehet në Barcelonë, ai transferim mund të jetë i ndërlikuar për shkak të problemeve financiare të katalanasve. Në të kundërt, Al-Hilal nuk do të kishte asnjë problem me pagat e Neymar dhe shpreson ta marrë atë këtë verë.

 

SPEKULIME: Sergio Busquets në ???

 

Busquets i dha fund karrierës së tij të shkëlqyer te Barcelona këtë verë dhe e ka mbajtur të fshehtë lëvizjen e tij të radhës. Al-Nassr, Al-Shaab dhe Al-Hilal janë të interesuar për lojtarin e kombëtares spanjolle, kështu që rivali Inter Miami mund ta ketë të vështirë të bëjë një marrëveshje për shkak të kufizimeve për lojtarë të caktuar.

SPEKULIME: Hugo Lloris në ???

 

Lloris e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Tottenhami këtë verë, pavarësisht se ka një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale. Në maj, The Times shkroi se francezit iu ofrua nga një klub saudit i paidentifikuar trefishi i pagës së tij aktuale prej 100,000 £ në javë. Ndërsa i vjen fundi i karrierës së tij, mund të jetë e vështirë të refuzojë një ofertë nga sauditët.

Marcelo Borozovic, Jordi Alba, Roberto Firmino, Alvaro Morata dhe Romelu Lukaku përmenden gjithashtu ndër spekulimet se ata do të kalojnë në Arabinë Saudite , ndërsa afrimi i Bernardo Silvas, Luka Modric, Wilfried Zaha, Son Heung-Min dhe trajnerët Steven Gerrard dhe Jose Mourinho nuk ka gjasa të ndodhë.