Di Maria largohet nga Juventusi, rikthehet tek ish-skuadra

Angel Di Maria i dha fund aventurës së tij te Juventusi, pasi klubi bardhezi nuk arriti të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Siç bëjnë me dije mediat, sulmuesi është pranë një rikthimi te Benfica, me palët që kanë rënë dakord për këtë transferim.

Ai do të firmosë një kontratë një-vjeçare me “shqiponjat” e Portugalisë dhe pritet të prezantohet së shpejti.