Shorti për raundin e dytë të Champions League/ Struga dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët

Pasi mësuan kundërshtarët e raundit të parë në Champions League, skuadrat shqiptare, Struga dhe Ballkani mësuan edhe kundërshtarët e raundit të dytë, gjithnjë nëse ia dalin me sukses në raundin e parë.

Kujtojmë se Partizani në raundin e parë do të përballet me Ludogorets në raundin e parë dhe nëse ia del t’i kalojë sllovenët në raundin e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Olimpija Ljubjana-Valmiera.

Ndërkohë, në raundin e parë shorti i rezervojë Strugës përballjen me Zalgiris dhe në rast se ia dalin me sukses ndaj lituanezëve atëherë do të përballen me gjigandët turq të Galatasarayt.