Nuk ndalen arabët, klubi saudit i ofron 50 milionë euro në sezon Alvaro Moratas

Vazhdojnë të “tërbohen” arabët. Së fundmi, klubet saudite kanë nisur të rekrutojnë shumë protagonistët të futbollit evropian dhe emri i ri i cili përflitet është ai i Alvaro Moratas .

Sulmuesi i Atletico Madridit, raporton Mail , ka përfunduar edhe në syrin e Al Hilalit, të cilët po përgatisin një ofertë me vlerë gati 50 milionë në sezon për ish-Juves të lindur në vitin 1992, të cilit po ashtu së fundmi u kërkua nga Roma, e cila bëri gati 24 milionë euro për të bindur Atletico Madridin të lirojë kartonin e tij.

Një situatë e re për të mbajtur një sy, pra, në linjën e drejtpërdrejtë midis Arabisë Saudite dhe Evropës.