Milani dhe Toulouse në udhëkryq, në pritje të vendimit të UEFA-s për pjesëmarrjen në Kupat e Europës
Milani dhe Toulouse janë nën vëzhgimin e UEFA-s. Arsyeja? Të dy klubet kanë të njëjtin pronar, grupin RedBird të Gerry Cardinale dhe rregullorja e federatës europiane e ndalon që dy klube në të njëjtën pronësi të marrin pjesë në të njëjtin turne kontinental ose në 2 turne që kanë lidhje mes tyre.
Kuqezinjtë janë kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League, pasi zunë vendin e katërt në kampionat, ndërsa skuadra franceze fitoi një vend në Europa League pas suksesit në Kupën e Francës.
Të hënën në Nion do të analizohet situata e 2 klubeve dhe vendimi për pjesëmarrjen e tyre në Kupat e Europës do të vijë në mes të javës së ardhshme.