Vjen reagimi i parë i Ambasadës ë SHBA në Tiranë, ja çfarë shkruan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka përshëndetur zgjedhjen e Ilir Metës si President i ri i Republikës së Shqipërisë.

Përmes një deklarata për mediat ambasada amerikane vlerëzon zgjedhjen e Metës në krye të shtetit shqiptar, si dhe e fton atë për të bashkëpunuar në të zgjidhjen e të gjitha sfidave që e presin Shqipërinë në të ardhmen.

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara

Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar.