‘Kanabis dhe armë gjahu’/ Tre të arrestuar në Korçë

Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni në disa fshatra të thellë të zonës së Maliqit.

Sipas informacioneve, të arrestuarve u janë gjetur rreth 1.5 kg kanabis, po ashtu edhe armë gjahu pa leje.

Ndalimi i personave është bërë me urdhër gjykate, pasi nga hetimet me metoda speciale janë gjetur fakte që të ndaluarit merreshin me kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet në banesa dhe po ashtu identifikimi i personave të tjerë të përfshirë.