Sot hidhet shorti i Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm

Do të hidhet sot në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë të Conference League për sezonin 2023-2024.

Skuadrat shqiptare, Tirana, Vllaznia dhe Egnatia do të mësojnë emrat e rivalëve përsa i përket kësaj faze të këtij kompeticioni europian.