I dhanë fund romancës disa vite më parë, Abli Nako flet për raportin që ruan sot me Klaudia Pepën

Klaudia Pepa dhe Albi Nako kanë qenë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Dyshja të cilët patën një romancë të gjatë me njëri-tjetrin vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre disa vite më parë.

Koreografi ka qenë i ftuar së fundmi në programin “S’e Luan Topi”, dhe tregoi se me Klaudiën sot ruan vetëm raporte miqësore.

 “Gjithsecili në punën e vet dhe kaq. Raporte miqësore në distancë. Paqe gjithçka”– u shpreh Albi Nako.

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: Të pyeta për miq dhe kolegë, por po partnerja që e ke dashur gjithmonë në krah? Flas në aspektin profesional. Një balerinë që do të doje ta kishe në krah për të kërcyer dhe vallëzuar.

Albi Nako: Po unë s’kërcej më moj Erjona.

Erjona Rusi: Do të doje dikur…

Albi Nako: Po unë ça kam dashur dikur, e kam dashur dhe e kam patur, por…

Erjona Rusi: Një që do të vlerësoje si partnere në skenë, besoj se e ke një që e vlerëson.

Erjona Rusi: Në skenë, në skenë po flasim. Tani po të duash edhe në jetë…

Albi Nako: Tani këto janë i çik pyetje kështu gjithmonë… Unë e kuptoj shumë mirë gazetarinë sepse jam në gazetari vetë. I kuptoj shumë mirë këto goditjet…

Erjona Rusi: Jo e kisha vërtet për partneren që do të veçoje në skenë, ashtu sikurse vlerësove Klejdin nga miqtë… Një partnere skene.

Albi Nako: Partnere, unë e kam nisur karrierën time televizive me Ambeta Toromanin. Pas një bashkëpunimi 3 – 4 vjet, Ambeta iku në Itali. Pas Ambetës vjen Klaudia. Por partnere mund të themi, partnere që kemi kërcyer në çift. Sepse nuk e kam gëzuar këtë idenë e kërcimit në çift sepse gjithmonë kam udhëhequr trupa baleti dhe e kam pasur fokusin më shumë tek të tjerët sesa te vetja. Por këto të dyja mund të veçoja partnere skenike.