Strazimiri - Ramës: Zjarrin që rrezikon Kosovën, e ndeze ti me ‘Ballkanin e hapur’!

Nga Gent Strazimiri/

Kur e more vesh që pavarësisht vendndodhjes, policët e Kosovës në asnjë rast nuk kishin kryer krim?

Jo për gjë, por kur the se do llafosje "pasi të mbaronte hetimin KFOR", u duk se policët mund edhe të kishin kryer ndonjë krim që do na e thoshte "hetimi"...

Sa për "rikthimin e akullit", të gjitha të pabërat filluan pasi ti shkrive "akullin" me zjarrin e dashurisë, që e ndeze për t'i ngrohur Vuçiçit vatrën e "Ballkanit të hapur"...