Në proces gjyqësor për trafikim droge, sulmuesi holandez dënohet me burg

 

Telashet ishin në horizont për Quincy Promes, por tashmë ato kanë marrë formë konkrete. Kjo sepse sulmuesi që aktivizohet në Rusi me skuadrën e Spartakut të Moskës është dënuar me një vit e gjysmë burg. 

Gjykata e Amsterdamit e shpalli fajtor holandezin për plagosjen e kushëririt të tij me thikë dhe trafik droge. Promes e goditi me thikë në gju kushëririn e tij gjatë një mbledhje familjare në vitin 2020 teksa e akuzoi të afërmin e tij për vjedhjen e një varëse.

Nëpërmjet mesazheve telefonike që shërbyen si provë, u vërtetua se 31-vjeçari e plagosi qëllimisht kushëririn e tij dhe se nuk bëhej fjalë për një aksident. 

Në mesazhet telefonike, Promes shprehej se kushëriri i tij ishte me fat që në atë moment nuk kishte një armë me vete pasi situata mund të ishte edhe më e rëndë.

Kujtojmë se Promes është gjithashtu në një tjetër proces gjyqësor pasi akuzohet se po në vitin 2020 importoi 1300 kg kokainë në portin e Antwerp në Belgjikë. 

Edhe pse sulmuesi e mohon një akt të tillë, Prokuroria është e bindur se Promes kontaktoi me disa persona të cilët i njoftoi për të marrë sasinë e kokainës.