Zbulohen 30 granata të mbetura nga lufta e dytë botërore në Këlcyrë

30 granata të mbetura nga lufta e dytë botërore janë zbuluar në Ballaban, bashkia Këlcyrë, gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës, pranë banesës së shtetasit Robert Kanani.

Pritet ndërhyrja e Forcave Xheniere për heqjen e granatave.Banorët që kanë konstatuar granatat kanë njoftuar policinë e Gjirokastrës, ndërkohë që zona në fjalë është rrethuar për të shmangur çdo incident, pasi granatat janë të pashpërthyera.