Një talent mbush arkat e Romës, mesfushori boshnjak transferohet tek Ajax

 

Një talent mbush arkat e Romës: klubi verdhekuq ka shitur përfundimisht Benjamin Tahirovic tek Ajax për 7.5 milionë euro.

Italianët kanë ruajtur edhe 15% të kartonit të lojtarit në rast rishitjeje dhe mund të përfitojnë edhe disa milionë të tjerë përmes bonuseve nëse arrihen disa objektiva të përcaktuara në kontratë.

20-vjeçari është një produkt I skuadrave të moshave të Romës. Mesfushori boshnjak u aktivizua me skuadrën e parë sezonin e fundit dhe koleksionoi 13 ndeshje, 11 në Serie A dhe 2 në Kupën e Italisë.