Arbana dhe Eduarti morën dhuratën më të bukur të dasmës nga Flori Mumajesi!

Edhe pse Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u kujdesën që ditën e dasmës të mos zbulonin më shumë detaje, në rrjet u shfaqën disa të tilla.

Dy ditë më parë, Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë përrallore. Ata mbajtën një ceremoni në Abbazia San Galgano paradite dhe në darkë u mbajt dasma, ku pati dhe shumë surpriza.

Një nga momentet më të bukura ishte kur Flori Mumajesi i dhuroi Arbanës dhe Edit në ditën e tyre më të rëndësishme një këngë, të shkruar posaçërisht për ta, raporton “Revista Who”.

Këngën e këndoi vetë Flori, Bruno dhe Klajdi, një moment që e ka emocionuar si Arbanën edhe Edin.

I veçantë ishte fakti që pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit.