Publikohen notat e gjuhës shqipe për maturën 2023, vetëm 5.73% e maturantëve morën 10

Janë publikuar notat e provimit të gjuhës shqipe për maturën 2023.

440 nxënës nga i gjithë vendi janë mbetës ndërsa rreth 5.73% e maturantëve janë vlerësuar me notën 10.

‘Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.

Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje!”