FOTO/ Vetura ‘BMW’ me targa të Kosovës nxirret nga lumi Lepenc

Vetura që është gjetur pak momente më parë në lumin Lepenc është duke u nxjerrë tani nga aty.

Aty dyshohet se ndodheshin tre pjestarë të familjes Pacolli.

Kujtojmë, një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë së shtunës në Maqedoninë e Veriut, ku një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc.

Një 20-vjeçar është arritur që të shpëtohet, derisa tre nga familjarët e tij ende nuk janë gjetur.