VIDEO-SYRI TV/ Blegtoria drejt zhdukjes në Kukës, ulet numri i krerëve të bagëtive në treg

Mbarështimi i bagëtive në Kukës po shkon drejt minimizimit. Blegtorët tregojnë se janë drejt braktisjes së profesionit për shkak të kushteve të vështira, pavarësisht se kjo zonë shquhet për cilësinë e mishit apo produkteve të bulmetit.

Nga SYRI TV

Kultura e mbarështimit të gjësë së gjallë në Kukës po shkon drejtë zhdukjes. Në tregun e bagëtive numri i krerëve për tregtim është shumë i ulët.

Edhe ato pak fermerë që merren me blegtorinë tregojnë se nga dita në ditë janë drejt braktisjes së profesionit, duke renditur edhe faktorët që ndikojnë.

Nga ana tjetër konsumatorët pohojnë se çmimet e larta dhe varfëria i kushtëzojnë në blerjen e gjësë së gjallë.

Qarku i Kukësit ka qenë zona më e populluar për numrin e krerëve të blektorisë. Produktet e mishit e qumështit kanë një kualitet tepër të lartë falë kullotave me barë shumë lulesh e klimës së pastër.