Edon Zhegrova gjithnjë e më pranë kalimit tek kampionët e Serie A

Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Sipas “La Repubblica” bëhet e ditur se Edon Zhegrova  do të transferohet te skuadra e Napolit. Sulmuesi kosovar ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me skuadrën e Lille në Ligue 1 dhe tashmë ofertat dhe interesimet për të nuk mungojnë.

Te napolitanët drejtuesit e shikojnë Zhegrovën si zëvendësuesin idela të Hirving Lozanos, me këtë të fundit që do të largohet drejt Premier Leagues.

24-vjeçari ka kontratë me Lillen edhe 3 vite të tjera, me skuadrën franceze që shpenzoi 7milionë euro për transferimin e tij. Megjithatë një ofertë prej 10 milionë eurove mund të bëj francezët që të pranojnë largimin e yllit dardan në drejtim të Napolit.

Zhegrova këtë edicion me fanellën e Lille ka zhvilluar 25 ndeshje ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.