Messi: Nuk kam asgjë më shumë për të bërë, kam arritur gjithçka në futboll

“Kam arritur gjithçka në futboll. Nuk ka mbetur asgjë”, tha Leo Messi në një intervistë të re për beIN Sports, e cila do të publikohet më 24 qershor.

35-vjeçari është aktualisht lojtari më i trofeshëm në histori së bashku me Dani Alves.

Duke marrë vendimin për t’u transferuar te Inter Miami në vend të Barcelonës, argjentinasi e bëri të qartë se do të dëshironte të luante “pa presion” në vitet e fundit të karrierës së tij.